Humbja fatale përballë Bylisit
izolon Partizanin para Skënderbeut

Humbja fatale përballë Bylisit<br />izolon Partizanin para Skënderbeut
Krizë psikologjike, dështim dhe pak shpresë për titullin kampion që ndodhet në fije të perit për Partizanin.
 
Klubi i kuq pas humbjes përballë ekipit të Bylisit që thuajse i ka shuar shpresat për titullin kampion ka vendosur heshtje për shtyp deri në ndeshjen me Skënderbeun.
 
Përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp, klubi i kuq thekson “Në prag të takimit ndaj Skënderbeut në program në 13 Maj, klubi njofton se nuk do të ketë asnjë prononcim dhe dalje për mediat nga stafi dhe lojtarët.
 
Një vendim i tillë është marrë në mënyrë që skuadra të jetë tërësisht e fokusuar për trasfertën e Korçës”.
 
Aktualisht, dy ndeshje nga fundi Partizani ndodhet 5 pikë larg Skenderbeut, të kuqtë duhet të fitojnë në Korçë përballjen direkte dhe në fund të shpresojnë te humbja e kampionëve në fuqi në Vlorë përballë Flamurtarit, që i duhen pikët, pasi rrezikon rënien.
Partizani

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?