Humbja largon Partizanin nga kreu
Tirana dhe Korça OK, Vllaznia kaos

Humbja largon Partizanin nga kreu<br />Tirana dhe Korça OK, Vllaznia kaos
Partizani nuk arrin që të mbajë hapin e kryesuesve duke humbur në Kukës përballë një rivali direk për titullin kampion. Sfida përfundoi me rezultatin bindës të vendasve që shënuan 3 herë përballë një Partizani që nuk ishte në ditën e tij më të mirë, kjo falë edhe Kukësit që luajti në maksimum në gjithë ndeshjen.

Partizani kishte shumë vështirësi në pasimin e fundit, shkak për këtë kanë qenë mungesat e rëndësishme të Fazllic dhe Mazrekajt. Golat për ekipin e Kukësit u shënuan fillimisht nga Pejiç, i cili fitoi edhe betejën me trajnerin Duro duke shënuar përballë të kuqve. Për të dyfishuar rezultatin mendoi Zeqiri pas një gabimi në zonë të miqve.

Gjërat për Partizanin u vështirësuan edhe më shumë në momentin që Batha u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër, e cila edhe mund të ishte shmangur. Në pjesën e dytë vulosi gjithçka Shameti me golin e tretë duke dërguar Kukësin në kuotën e 47 pikëve në krye të renditjes pas 22 javësh, po aq sa ka edhe Tirana.

Bardheblutë kaluan me lehtësi Elbasanin në Fushë Krujë 2-0. Golat për ekipin e drejtuar nga Magani u shënuan nga Sefa dhe Bakaj duke mbajtur hapin e Kukësit. Ndërsa Elbasani mbetet në zonën e ftohtë të renditjes.

Ndërsa Elbasani mbetet në zonën e ftohtë të renditjes. Në Durrës, Laçi mori pikët e plota përballë vendasve me 3 gola, ndaj njërit që shënoi Teuta. Protagonistët e Laçit ishin Meto, Cetkoviç dhe Zefi.

Në Fier, Skënderbeut i mjaftoi një gol i Stojkov në minutën e 27 të pjesës së parë për të marrë pikët e plota në një transfertë ku herën e parë dolën me vetëm një pikë. Por edhe faza e tretë nuk ishte e lehtë për kampionët e vendit, pasi Apolonia mund të kishte barazuar nëse do të ishte treguar më e kujdesshme para portës në ato pak raste që arriti që krijonte.

Apolonia edhe njëherë konfirmohet si ekip i mirë që luan një futboll të bukur, por fati nuk ka qenë gjithmonë me fierakët. Në ndeshjen e fundit të javës që u zhvillua në Vlorë, Flamurtari likuidoi Vllazninë 3-0. Në një terren jo shumë të favorshëm, Ramella fitoi derbin e italianëve përballë Rainerit që ishte në tribunë.

Golat për ekipin e kuqezinjve u shënuan nga Abilaliaj, Buval dhe Muxhuni. 5 humbje radhazi ka pësuar Vllaznia në kampionat. Fitorja e fundit me Partizanin, më pas ka humbur me Skënderbeun, Kukësin, Teutën, Tiranën dhe Flamurtarin.

Pas fitores në kampionat me Vllazninë, Flamurtari mendon për ndeshjen e kthimit me Skënderbeun në Kupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet në fundjavë.

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni