Humbja me Besiktas, Orges Shehi: Keqardhje për golin e tretë, kemi shpresa në Tiranë

Tirana humbi 3-1 me Besiktas në Turqi, në ndeshjen e parë të turit të II kualifikues në Conference League. Pas ndeshjes trajneri bardheblu, Orges Shehi është shprehur i keqardhur për golin e tretë të pësuar, ndërsa shprehet se së ndeshjen e kthimit në "Air Albania" të enjten që vjen do tentojnë mrekullinë.

-A mund të merrte diçka më tepër Tirana sot?

E mira s’ka fund, por jemi të kënaqur me atë që dhamë edhe pse ka disa gjëra që mund t’i bënim më mirë. Ndryshuam vendosje për të mos i dhënë gjerësi kundërshtarit pasi aty po vuanim dhe mendoj se ishim më të ekuilibruar më pas. Jam i kënaqur deri diku.

-A është Besiktasi një skuadër e pakalueshme?

Ne jemi koshient për forcën e kundërshtarit. Pas një ndeshje të parë dhe një informacioni të saktë, kemi një ide më të qartë sesi të vendosemi dhe të interpretojmë ndeshjen e kthimit.

-Mund të evitohej goli i 3-të?

Pjesën e parë kundërshtari ishte në zotërim të topit, morëm 2 gola në tranzicion dhe goli i tretë po i njëjtë. Ishin të evitueshëm për mënyrën si erdhën. Goli i tretë ishte mundësia për ta evituar komplet.

-Ju vjen keq për rastin e humbur nga Abazaj?

Kristali është lojtar i shpejtë dhe ne futëm dy sulmues më pas me Florentin që kërkonte thellësinë. E bëri mirë. Futbolli ka raste të shënuara dhe të humbura, por patjetër do të ishte më mirë 2-1 sesa 3-1.

-Nëse do të përfundonte 2-1 do të kishte shpresa për mrekullinë?

Shpresa kemi edhe me 3-1, por 2-1 do të ishte më e madhe. Më vjen keq sesi u pësua goli në minutën e fundit.

S.DH/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Shqiptarja.com/ Si e vlerësuan shqiptarët takimin e Ramës me emigrantët në Athinë? Mbi 70 % thanë se ishte i nevojshëm

Sondazhi i Shqiptarja.com/ Si e vlerësuan shqiptarët takimin e Ramës me emigrantët në Athinë? Mbi 70 % thanë se ishte i nevojshëm