Humbja me Romën, Pioli: Goli i parregullt, mungon një penallti për ne! Milani pa guxim

Humbja me Romën, Pioli: Goli i parregullt, mungon një penallti për ne! Milani pa guxim

Stefano Pioli

Pas humbjes 0-1 kundër Romës në çerekfinalen e parë të Europa League, trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka treguar për mediet se të tijtë nuk kishin guxim në fushë, teksa fajin për humbjen ia faturoi edhe arbitrit.

Goli i Mancinit, sipas Piolit ishte në pozicion jashtë loje dhe kuqezinjve nuk iu akordua një 11 metërsh pas prekjes së topit me dorë në zonë nga Abraham. Alibi kjo që u shua nga VAR që kontrolloi rastin dhe e cilësoi si pozicion natyral.

"Këndi nga i cili shënoi Mancini, ndoshta erdhi nga një pozicioni jashtë loje i Lukakut dhe në fund Abraham prek topin me dorë në zonë, jo me kokë", ky ishte thelbi i analizës së Piolit.

 "Kemi ende ndeshjen e dytë dhe skuadra mund të bëjë më shumë dhe më mirë, të tregohet më e guximshme në fushë. Këndi nga i cili shënoi Mancini ndoshta erdhi nga një pozicion jashtë loje i Lukakut dhe në finale Abraham preku topin me dorë në zonë, jo me kokë. Fatkeqësisht nuk jemi shumë me fat me këtë gjyqtar. Përmbysja e rezultatit nuk do të jetë e lehtë. Vetëm ekipet e forta mund ta bëjnë këtë. Por nëse ndonjë ekip mund ta bëjë këtë, është në dorën tonë dhe ata jemi ne", vazhdoi Pioli.

"Performanca e Leaos? Nuk më shqetëson. Në fakt, tani në duelin e kthimit pres krenarinë dhe dëshirën për të treguar se jemi një ekip i madh. Nuk po them se duhet të arrijmë një sukses, por duhet të luajmë me më shumë intensitet dhe qartësi në Romë. Ne luajtëm një ndeshje të mirë, jo një të shkëlqyer, në këtë nivel na duhet një e tillë, e shkëlqyer. Ne kemi cilësitë për ta bërë të enjten e ardhshme", përfundoi Pioli.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

SHBA/Emigranti nga Laosi, një prej fituesve të lotarisë 1.3 mld $: Jam i bekuar

SHBA/Emigranti nga Laosi, një prej fituesve të lotarisë 1.3 mld $: Jam i bekuar