Humbja me Sevilla, Leicester City
shkarkon trajnerin Claudio Ranieri

Humbja me Sevilla, Leicester City<br />shkarkon trajnerin Claudio Ranieri
Një vit më parë bëri historinë me Leicester City duke e shpallur për herë të parë në histori kampion të Premier League-s angleze, por kjo nuk e ka shpëtuar stolin e tij në krye të pankinës së "dhelprave". 

Trajneri italian Claudio Ranieri është shkarkuar sot nga detyra, një ditë pas humbjes në Champios ndaj Sevillas. 

Vendimi ka habitur jo pak botën e futbollit, pasi vetëm pak ditë më parë, klubi nëpërmjet një komunikate bëri të qartë se italiani ishte i paprekshëm.

“Daily Mail” nuk ka arritur të konfirmojë zërat në burime zyrtare të klubit, që nuk kanë pranuar të prononcohen për këtë temë.

Leicester po kalon një formë të dobët edhe në kampionat pasi renditen në vendin e 17, duke rrezikuar ndjeshëm rënien nga kategoria. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit