Humbja ndaj Gironas, Ramos
ende beson: Përmbysim Barcelonën

Humbja ndaj Gironas, Ramos<br />ende beson: Përmbysim Barcelonën<br>
Humbja 2 me 1 në fushën e Gironas ishte diçka e cila ka tronditur skuadrën e Real Madridit, e cila e konsideronte një ndeshje të lehtë, nga e cila do të dilnin me 3 pikë më shuma.

Por humbja e ka çuar skuadrën e Zinedine Zidan në një pozicion të vështirë për sa i përket fitores së kampionatit, pasi është 8 pikë më pak se Barcelona e cila ka një ecuri shumë të mirë, duke thelluar diferencën me skuadrat e tjera nga ndeshja në ndeshje.

Edhe pse  në një situatë të vështirë, kapiteni i “Los Blancos” në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle shprehet se ende ka shpresa për fitimin e titullit, por kampionët e Spanjës nuk duhet të lënë më pikë.

“Te Reali i Madridit gjithçka lëviz shumë shpejt, nuk kemi kohë për t’u qarë për humbjen ndaj Gironas. Duhet të përqendrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe të mos lëmë pikë të tjera rrugës. Nuk është hera e parë që jemi 8 pikë larg rivalëve tanë. Ka ndodhur që kjo diferencë është rikuperuar dhe ne jemi shpallur kampionë. Ne jemi kampionët në fuqi dhe duhet të mësojmë nga gabimet. Megjithatë, mund të mos varet gjithçka nga ne, sepse, nëse Barcelona nuk lë shumë pikë rrugës, sërish do të shpallej kampione, edhe nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet tona”, është shprehur Ramos.

Humbja 2-1 në fushën e Gironas ishte e papritur për Realin e Madridit, që tashmë e sheh veten në vendin e tretë na La Liga, me 8 pikë më pak se Barcelona. Sipas kapitenit, Sergio Ramos, “Los Blancos” nuk duhet të lënë më pikë rrugës, për të shpresuar te titulli.

Gjithashtu i pyetur për sa i përket kontratës së tij me kampionët në fuqi, Ramos është shprehur se kjo nuk ishte diçka që e shqetësonte, pasi kontrata përfundonte vetëm pas tre vitesh dhe nëse do të ishte e nevojshme për një rinovim do të binte dakord me presidentin Perez brenda një kohe shumë të shkurtër.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'