Humbja ndaj Kukësit, Olsi Rama
akuza ndaj gjyqtarit Meta

Humbja ndaj Kukësit, Olsi Rama<br />akuza ndaj gjyqtarit Meta<br>
Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka akuzuar hapur gjyqtarin Kridens Meta për vendime të qëllimshme kundër skuadrës së tij. Në “Gol pas Goli” ai deklaroi se tashmë ishte e qartë që gjithçka bëhej për të ndaluiar ecurinë e kësaj skuadre.

“Ishte evidente, një gjykim skandaloz në disfavor të Partizanit. Kur pashë Nexhipin këtu, thashë që kanë marrë protagonistin Kridens Meta. Për mua, është e patolerueshme, djemtë kanë bërë ndeshje shembullore. Vinim me 5 mungesa, po i shohim si i japin ndeshje për ndeshje në disfavor. Lojtarët zëvendësues treguan që janë në lartësinë e kampionatit. Milan Culum ishte ndër më të mirët dhe në mënyrë absurde merr dy të verdhë, ai është shembullor, ndër më të rregullit. Ne kemi marrë 5 kartona, ata 1. Ia dha në fund, kur ishte vendosur ndeshja. Faktet e tregojnë, kjo është e qëllimshme, që Partizani të mos ecë para në kampianat.

Unë jam i fundit që dëshiroj të flas për arbitrat. Nëse i pyetni djemtë, u kam thënë në pushim asnjë diskutim me arbitrat, konsiderojeni sikur e keni kundërshtar. Asnjë kundërshtim për çdo veprim, imagjinoni një ekip me 4 mungesa që luan edhe kundër arbitrit. Si duhet të motivoj unë këto lojtarë? – u shpreh drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron