Inter është thyer edhe njëherë nga Juventusi në këtë sezon të Seria A. Derbi i javës së 27 u vendos nga një gol i Kostic, i cili shkaktoi shumë zemërim te zikaltërit për shkak se gjatë aksionit dyshohet se Rabiot e mori topin me dorë.
Për rrjedhojë në fundin e sfidës pati një përplasje mes lojtarëve, ndërsa u ndëshkuan me karton të kuq Dambrozio për Interin dhe Paredes te Juventusi. Trajneri i zikaltërve Inzaghi foli ashpër duke thënë se ‘ka hidhërim të madh për një humbje që erdhi në këtë mënyrë’. Ai shtoi se është e papranueshme që diçka të tillë të ndodhë në epokën e VAR-it, ndërsa trajneri i Juventusit Allegri u shpreh se ‘nuk do flasë për arbitrat, pasi janë zotërinj’.
Për shkak të kësaj humbje Interi zbriti në vendin e tretë, pasi Lazio e kapërceu në renditje. Ekipi i Sarri-t fitoi po 1-0 derbin me Romën, që u përcaktua shumë pas daljes me të kuq të Ibanez në minutën e 32. Edhe në këtë derbi në fund të sfidës pasti përplasje mes futbollistëve me arbitrin që nxorri edhe dy të kuq.
Ndërkohë superpërballja e La Liga-s, ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madrid u fitua 2-1 me përmbysje nga katalanasit. Pas autogolit Barcelona barazoi me Sergi Roberto-n në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutat shtesë Kessie vulosi fitoren tejet të rëndësishme. Kur kanë mbetur edhe 12 javë kampionat Barcelona udhëheq La Liga-n me 12 pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
26.7%
-
Të gabuar
73.3%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 15
Lajme të tjera
-
Zbardhet dokumenti i Apelit, mësohet arsyeja pse Juventusi u dënua me -10 pikë
30 Maj, 13:13
-
Juventus gjen akordin me Prokurorinë, shmanget dënimi i rëndë për 'Zonjën' ?
29 Maj, 22:31
-
Pak ditë pas shpallejes kampion, Spalletti largohet zyrtarisht nga Napoli! Emrat që përfliten si zëvendësues
29 Maj, 12:44
-
Champions-i mirazh për Juventusin, Milani e siguron matematikisht! Roma dhe Fiorentina kanë në dorë prestigjin e Seria A
29 Maj, 12:39
-
Allegri: Me klubin do flas për të ardhmen! Drejtori sportiv? Nuk kam vënë kurrë veton
27 Maj, 15:30
-
Inzaghi mbreti i finaleve: Fituam një trofe që shume e dëshironim! Zhang, presidenti i Interit ngjitet lart në historinë e klubit
25 Maj, 12:21
-
Trofeu për Interin, Inzaghi: Morëm Kupën që donim! Lautaro: Kërkoj Champions League
25 Maj, 11:37
-
GOLAT/ 'Demi' Lautaro 'tërbohet' nga ngjyra vjollcë, Interi fiton Kupën e Italisë
25 Maj, 10:41
-
Finalja e Champions, Guardiola: I mahnitur nga Interi, mund të na mposhtin në Stamboll
24 Maj, 17:00
-
Cassano kundër dënimit: Kjo që i bëni Juventusit një m**, vjen erë
23 Maj, 17:00
-
Zbritja e 10 pikëve vetëm 'maja e ajsbergut', Juventus në qershor mund të dënohet edhe për pagat! Gati përjashtimi nga UEFA
23 Maj, 12:36
-
'Kualifikimin e vendosin ata sipër', Allegri: Mungesë totale respekti
23 Maj, 11:49
FITUAN H A J D U T E T SI GJITHMONE. T U R P I I FUTBOLLIT ITALIAN
Përgjigju