Humbja 1-0 në 'Elbasan Arena' kundër AF Elbasanit ka bërë që trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, të sulmojë arbitrin kryesor Olsid Ferataj në deklaratën për mediet. Sipas Martinit, Shqipëria ka disa arbitra me stemën e FIFA-s dhe ai duket i habitur që për duelin u vendos Ferataj.
"Jam i mërzitur për djemtë, jo për humbjen. Jam më i qetë se në ndeshjet e tjera që kemi humbur me Teutën, ose barazimin me Vorën. Futbollistët kanë bërë më të mirën. Kartoni i kuq i Gjinit? Kartoni i parë i verdhë është skandaloz.
Arbitrimi? Një ndeshje e tillë, me gjithë këta arbitra të mirë që kemi me stemën e FIFA-s dhe të lësh Ferataj që është gati me e lënë, është 'kap çfarë të kapësh', kjo më shqetëson. Është gjynah që të hidhet poshtë djersa jonë", tha Martini, që tanimë mendon për ndeshjen e radhës kundër Bylisit.
Pas ndeshjes nuk munguan tensionet mes futbollistëve të Vllaznisë dhe tifozëve të AF Elbasanit, apo tensioneve në korridoret e stadiumit mes dy ekipeve.
Lajmi kryesor:
AF Elbasani mposht Vllazninë dhe kryeson Superligën, sherr në tribuna e dhomat e zhveshjes! Humbet Flamurtari, Moriero kritika të tijve









