Humbja më 25 prill, Mediu në Report Tv: Nuk funksionuam si koalicion! PD të bëjë zgjedhje gjithëpërfshirëse, ka detyrën të riformatojë të djathtën! Rama manipuloi votat

Për kreun e Partisë Republikane, aleatin më të rëndësishëm të Lulzim Bashës, Fatmir Mediu koalicioni i Partisë Demokratike nuk funskionoi si i tillë dhe kjo ndikoi edhe në rezultat. Z. Mediu ka thënë se duhet të kishte një shfaqje si ekip.

"Sa i përket brenda opozitës ne kemi kërkuar koordinim nga qendra deri në bazë, edhe për të mbrojtur votën por edhe për të maksimalizuar votën. PR si forca e dytë në koalicionin opozitar nuk pati mundësinë të garonte në të gjithë qarqet. Se sa ndikoi kjo në rezultat duhet analizuar. Pra, për mendimin tim nuk funksionuam si koalicion. Duhet të kishte shfaqje në ekip e gjithë koalicionit opozitar. Ai duhet t'i jepte vlerë bashkimit të 12 partive në një koalicion", tha kreu i PR-së në intervistën e dhënë në Report Tv.

"Ishim në zgjedhje parlamentare dhe vlera e çdo kandidati është shumë e rëndësishme dhe dalja e z. Basha me kandidatët do të ishte diçka pozitive. Ndërsa në Tiranë nuk mund të ndaheshin në klasa kandidatët. Kur flasim për koalicion të gjitha partitë kanë peshë elektorale. Për shembull roli i z. Duka në Durrës është i pamohueshëm", vijoi ai duke nënvizuar gjithashtu se PD dhe koalicioni në këto zgjedhje kanë arritur një rezultat elektoral pozitiv, në raport me rritjen.

Sipas tij tani në vijim PD ka detyrën të riformatojë të djathtën dhe për këtë duhet të ketë një proces gjithëpërfshirës edhe në PD.  Mediu foli gjithashtu edhe për një analizë se si ka funksionuar aleanca me Lëvizjen Socialiste për Integrim që të mos ripërsëriten gabimet.

Në intervistën në Report Tv, kreu i Partisë Republikane tha se 25 prilli ishte një proces zgjedhor i manipuluar.

"Ky nuk ishte një proces zgjedhor normal por i manipuluar në të gjithë elementët e vet. Unë e kam thënë që para zgjedhjeve që Rama do të bënte çdo gjë për manipulimin e zgjedhjeve. Ai e nisi me ndryshimin e Kushtetutës, një gjë skandal për një vend anëtar të NATO-s. Pastaj e vijoi me vjedhjen e të dhënave personale për të blerë më pas votën. Pastaj bleu masivisht votën, edhe me fondet për dëmshpërblimet për tërmetin.  Ne duhet të kuptojmë që jemi në një shtet jo funksional, tërësisht të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Edhe Vuçiç dhe Zaev kanë fituar se ata bënë thirrje për tu mos u votuar opozita shqiptare. Pra nuk kanë fituar interesat e shqiptarëve", tha ai.  

I pyetur se si duhet të vijojë aksioni opozitar, Fatmir Mediu e vuri theksin te denoncimi qeveritar.

"Faza e para është përballja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Manipulimi i rezultatit duhet bërë prezent kudo, deri në SHBA, jo me idenë e kthimit të rezultatit por se këtu ka marrë fund ideja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", tha ndër të tjera aleati i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja