Humbja, Roshi: Ishim të sigurt te
fitorja, Memushaj: Arbitri gaboi!

Humbja, Roshi: Ishim të sigurt te<br />fitorja, Memushaj: Arbitri gaboi!
Mesfushori kuqezi, Odise Roshi nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes përballë Izraelit, ndërsa duket se euforia i dëmtoi maksimalisht shqiptarët.
 
"Penalltia dhe kartoni i kuq në fillim ishin një minus i madh. Kjo ishte një nga ndeshjet më të këqija në ekipin kombëtar.
 
Ishim të fokusuar të ndeshja, pasi ishim të sigurt që mund ta fitonim, por fatkeqësisht humbëm. Jemi të trishtuar të gjithë, por duhet të shikojmë përpara" deklaroi Roshi.
 
Ndërsa Memushaj u shpreh se "Më vjen shumë keq, pasi nuk e meritonim humbjen. Në momentin që u dha penalltia nuk duhet të jepej kartoni i kuq, por arbitri e dha.
 
Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Italinë. Situata komplikohet për objektivin, por matematika e e lejon dhe duhet të japim maksimumin për ndeshjet e mbetura.
 
Më vjen keq që e mbyllim vitin me humbje"deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve