Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka uruar Dashnor Sulën për detyrën e re, atë të Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku postoi një fotografi të ish-deputetit demokrat me pras në duar, Braçe e ‘këshilloi’ Sulën që të mos përdorë gjobën si alternativë të parë kundër bizneseve.

Por ‘shqetësimi’ i ngritur nga Braçe ishte se kalimi i Sulës te Inspektoriati i Përgjithshëm, do të ishte një humbje e madhe për fshatin.

Reagimi i Braçes:

URIME DASH!

PUNE TE MBARE! Sinqerisht!

Dua shume ti hysh i ti dalesh ne fund sic ligji parashikon:

GJOBA NUK ESHTE ALTERNATIVE E PARE!

Po bere kete, ja ke dale!

Nderkohe nje merak e kam;

Kush do flase per fshatin tani? Se ti flisje gjithmone per fshatin, vecanerisht kete sezon. Te ndiqja dhe une. Tani kush do flase? Eshte humbje e madhe per fshatin Dash! Mendoje dhe kete!