Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të forcave të të armatosura ruse nga 1.9 milionë në 2.04 milionë, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.
Sipas dekretit të nënshkruar më 25 gusht, numri i personelit ushtarak do të rritet nga 1.013.628 në 1.150.628 efektivë.
Nënshkrimi i këtij dekreti vjen pasi në 28 maj, Putin nënshkroi një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt për t’u bashkuar me ushtrinë.
Lajmi kryesor:
Rusia sulmon stacionin hekurudhor në Chaplyne, 22 të vrarë dhe 50 të plagosur! Zelensky: Do t’i largojmë këta pushtues nga toka jonë









