Humbjet e Shqipërisë, Panucci: Vazhdoj punën i qetë. Mavraj: Nuk kam kryer detyrat si kapiten, kërkoj falje

Humbjet e Shqipërisë, Panucci: Vazhdoj punën i qetë. Mavraj: Nuk kam kryer detyrat si kapiten, kërkoj falje

Christian Panucci dhe Mërgim Mavraj

TIRANË- Një ditë para ndeshjes miqësore së Kombëtares Shqiptare ndaj Uellsit, kapiteni Mërgim Mavraj dhe trajneri Christian Panucci kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Gjatë konferencës, gazetarët e pranishëm kanë pyetur Panuccin lidhur me thirrjet e tifozëve për t'u larguar dhe aludimeve të shumta për shkarkim nga detyra. Panucci u shpreh se ishte e vërtetë që ai ishte përgjegjësi i vetëm për situatën me të cilën po përballet Kombëtarja. 

Për largimin tim pyesni Dukën, unë vazhdoj të punoj i qetë. Unë jam personi i vetëm përgjegjës për situatën, padyshim duhet të bëjmë diçka ndryshe. Nuk kemi qenë kompetitiv dhe në disa ndeshja kanë munguar 14 lojtarë. Edhe ekipe te tjera kënë rënë një ligë më poshtë, por nuk ia kanë vënë fajin trajnerit. Sa për dijeninë tuaj, nuk kam folur me presidentin.

Christian Panucci, trajner i Kombëtares Shqiptare

Italiani bëri edhe një deklarët të fortë duke thënë se ka gabuar me skemën sulmuese që ka dashur të implementojë në skuadër dhe për këtë do të ndryshojë. Ndërkohë kapiteni Mërgim Mavraj në fillim pranoi se nuk I kishte kryer detyrat e tij si lidër kundër Skocisë dhe për këtë ka kërkuar falje ndaj shokëve dhe trajnerit. I pyetur për shkarkimin e Panucci-t mbrojtësi u shpreh:

“Nëse përflitet diçka e tillë padiskutim përgjegjësi nuk ka vetëm trajneri, por edhe lojtarët. Personalisht më dhimbte zemra kur dëgjoja nga jashtë ato thirrje në stadium nga tifozët për trajnerin”, tha Panucci.

Për miqësoren që do të luhet nesër kundër Uellsit Kombëtarja ka marrë sërish disa lajme të këqija. Dy mbrojtësit titullar, Gjimshiti dhe Binaku, por gjithashtu edhe Ndoji, janë larguar nga grumbullimi për shkak dëmtimi dhe nuk do jenë të diponueshëm.

Ndërsa në komentin e tij, lidhur me humbjet e marra së fundmi kapiteni Mavraj është shprehur se ai nuk i ka kryer detyrat e tij dhe se për këtë gjë ka kërkuar falje shokëve dhe trajnerit Panucci. 

Nuk i kreva detyrat e mija si kapiten, i kërkova falje shokëve dhe trajnerit. Më dhemb në shpirt kur dëgjoj se Panucci mund të largohet. Nuk është përgjegjësi e trajnerit ajo që ka ndodhur, jemi të gjithë nga pak fajtorë.

Mërgim Mavraj, kapiteni i Kombëtares Shqiptare

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 19/11/2018 23:05

    Respekte për CRISTIAN PANUCCIN dhe Respekte për MËRGIM MAVRAJ . Këta Gazetarucë që bëjnë ato Pyetje dhe Këmbëngulin si Histerikë për Përgjigje që ju pëlqen atyre , janë LEGENA dhe HALABAKË ! Gazetarë KokëLoqe ! E KEQJA e Kombëtares èshtè Armand HAJDUT Duka dhe JO CRISTIAN PANUCCI .

    Përgjigju
  • Vlorë: 19/11/2018 19:20

    Vazhdo i qet se ashtu të do Duka.

    Përgjigju
  • redi: 19/11/2018 17:54

    Ka ardhur koha per nje trainer shqiptar ne ekipin kombetar te futbollit . Duka duhet te iki bashke me Panucin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja