Humbjet e socialistëve dhe
fitoret e Berishës
Partia Socialiste u quajt humbësja e betejës së imunitetit. Pas votimit të djeshëm, Edi Rama është ai që u tërhoq përsëri.
Partia Socialiste u quajt humbësja e betejës së imunitetit. Pas votimit të djeshëm, Edi Rama është ai që u tërhoq përsëri. Prej disa javësh socialistët mundohen të sqarojnë se refuzimi i votës në 6 gusht nuk ishte refuzim për kufizimin e imunitetit dhe ndryshimet kushtetuese që propozuan nuk kishin qëllim kryesor miratimin nga Partia Demokratike,por ofrimin e një alternative që opozita e ka për detyrë. Ky shpjegim që e ngre debatin politik mbi lojën e përditshme të fitoreve dhe humbjeve me të fortë dhe të dobët, mund të quhet justifikim për t’u tërhequr. Sepse nuk është hera e parë që socialistët janë tërhequr. Në historin ë e 3 viteve të fundit socialistët u tërhoqën nga bojkoti i parlamentit pa u hapur kutitë e votimit të vitit 2009, u tërhoqën nga greva e urisë pa u plotësuar asnjë nga 10 kërkesat, u tërhoqën nga paketa protestat me të vrarë e të plagosur mbi supe, u tërhoqën nga mosnjohja e zgjedhjeve në Tiranë pa patur arsye, u tërhoqën nga paketa e Ramës në maj të këtij viti duke i shndërruar kushtet në sugjerime. E djeshmja ishte tërheqja e fundit dhe shumica ngre zërin për dobësinë e lidershipit dhe veçanërisht të liderit të opozitës. Në të vërtetë këto beteja, të vogla e të mëdha që kanë përfunduar me tërheqjen e socialistëve kanë patur efekt direkt në pozicionin e Shqipërisë ndaj Bashkimit Europian. Për shkak të klimës politike, Brukseli ka kërcënuar me bllokim deri në marrëveshje. Edhe diplomatët amerikanë kanë ndërhyrë fort për gjetjen e mirëkuptimit diku në mes së rrugëve të ndara mes PS dhe PD. Në shumicën e rasteve rruga e zgjidhjeve ka qenë ajo e maxhorancës. Këtë herë kjo rrugëzgjidhje shërben që vendi të marrë më në fund statusin e vendit kandidat. Opozita ka pranuar për hir të këtij objektivi të hedhë poshtë paketën e ndryshimeve kushtetuese, të mos thërrasë për reformën parlamentare dhe ta quajëtë zgjidhur reformën zgjedhore. Kështu duket plotësisht e dorëzuar ndaj këmbënguljes së maxhorancës. Berisha rezistoi më shumë dhe fitoi lojërat dhe betejat e përditshme. Por e vërteta është më e madhe se kaq.
Fillon që në vitin 1996, kur zgjedhjet e përgjithshme të 26 majit dështuan. Berishës iu ofrua nga aleatët perëndimorë të tërhiqej duke përsëritur zgjedhjet në mbi 40 zona, por ai nuk u tërhoq. Me daljen në opozitë, Berisha kërkoi gjithçka që ia kishte mohuar opozitës kur ishte në pushtet. Partiteti i kohës televizive u arrit me grevën e urisë së Pjetër Arbnorit. Maxhoranca socialiste u tërhoq dhe në parlament u miratua "amendamenti Arbnori". Pas sulmeve më armë ndaj institucioneve në 14 shtator që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, Berisha nuk pranonte më Nanon kryeministër. Maxhoranca u tërhoq, Nano dha dorëheqjen. Pas një manovre të paprinciptë elektorale në vitin 2001 maxhoranca socialiste u tërhoq përsëri përballë Berishës. Dha votat në 2002 për një president të propozuar nga e djathta. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u bë nga e para në vitin 2005, sepse socialistët u tërhoqën përsëri përballë këmbënguljes së Berishës në opozitë. Në 8 vitet e opozitës, Berisha fitoi gjithçka që kërkonte për meritën e maxhorancës që kujdesej për klimën e qetë politike. Por në 7 vitet efundit, ashtu si në 5 vitet e para të demokracisë, opozita nuk ka fituar asgjë sepse Berisha nuk tërhiqet. Tërheqja e Ramës ka qenë gjithmonë e vetmja alternativë për të shpëtuar të ardhmen e vendit. Sali Berisha, as si President, as si kryetar i opozitës dhe as si Kryeministër nuk është tërhequr asnjëherë përballë fateve të vendit. Nëse Rama do të ishte po aq i panegociueshëm sa Berisha vendi nuk do të gjendej në prag të afrimit përfundimtar me Europën, por në katastrofë. Nëse në praktikën e vendeve të Europës tërhiqet gjithmonë maxhoranca përballë kërkesave të opozitës, vetë europianët kur vijnë në Shqipëri, i hedhin sytë nga opozita. Sepse Berisha është i panegociueshëm, sepse Kryeministri nuk lëviz asnjë milimetër në favor të së ardhmes së vendit.
Dje në Elbasan ambasadori amerikan fajësoi politikanët për gjendjen e vendit. Marrja e statusit është afër, Berisha po përgatitet ta rrëmbejë për partinë e tij, atë që e kanë arritur të tjerët dhe ta fesojë si fitore elektorale. Por Arvizu ia preu hovin. Shqipëria është e fundit, Shqipëria është pas Maqedonisë dhe Malit të Zi tha dhe shtoi se faji për këtë nuk është i popullit por i politikanëve. Faji mbetet tek politikanët, por shkallën e përgjegjësisë nuk ka pse ta shpjegojë ambasadori. Ai që qeveris ka marrë votën për të vendosur të ardhmen e vendit. Nëse e ardhmja nuk vjen është faji i tij.
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45
-
Champions League/ Milan fiton me vështirësi në Bratislavë, Atl. Madrid shkërmoq Spartën e shqiptarëve! Në 21:00 luhen shtatë duele
26 Nëntor, 20:43
-
Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore
26 Nëntor, 20:41
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit
26 Nëntor, 20:34
-
VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia
26 Nëntor, 20:17
-
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
26 Nëntor, 20:02
-
Protesta e PD, shoqërohen 7 protestues në polici
26 Nëntor, 20:00