DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull

Suel Çela

Organizata kriminale e drejtuar nga Suel Cela kishte si aktivitet kryesor të saj trafikimin e lëndëve  narkotike. Në disa raste lënda narkotike e porositur prej tyre nuk shkonte në destinacion dhe për këtë arsye kreu i organizatës kërkonte ndëshkim deri në ekzekutim për personat që mund të ishin përgjegjës, ose që e kishin tradhëtuar.

Në lidhje me aktivitetin e lëndës narkotike, në dosjen e spak jepet një komunikim mes Suel Celës, i njohur ndryshe edhe si Marjus Lulaj, i cili komunikon me biznesmenin tashmë të arrestuar Marsel Shega, ku nga konteksi i bisedës kuptohet që grupi ka organizuar një ngarkesë me lëndë narkotike te dyshuar kokainë që nga Amerika e Jugut në Europë, e cila dyshohet se nuk është marrë dhe Suel Cela, insiston që duhet të bëhen verifikime pasi ka dyshime se persona që e kishin marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti mund ta kenë vjedhur. Suel Cela i shkruan biznesmenit se nese rezulton se grupi i daljes e ka vjedhur, apo i ka mashtruar atëhere ai duhet ekzekutuar, pasi dikush duhet te bëhet shëmbull.

Në bazë të kominikime spak ka zbardhur edhe skemën se si Suel Cela me disa anëtare të tjerë kishin organizuar trafikimin e një sasie prej rreth 446 kilogramve lendë narkotike e dyshuar kokaine nga Ekuadori në drejtim të Hollandës. Sipas komunikimeve ka rezultuar se Ergys Dashi ka patur rolin e bashkëfinancuesit dhe organizatorit të transportit nga Ekuadori në drejtim të Hollandës të 446 kilogramëve lënde të dyshuar kokaine. Suel Cela ka patur rolin e bashkëfinancuesit për blerjen e rreth 100 kilogramëve lëndë narkotike e dyshuar me qëllim të trafikimit të saj nga Ekuadori ne Hollandë dhe shitjen e saj në tregun europian. Shtetasi Gazmend Disha ka patur rolin e marrësit në dorëzim të sasisë prej rreth 100 kilogramë lënde të dyshuar kokainë, e cila i përkiste Suel Celës me qellim shitjen në tregun europian. Renato Hasani kishte rolin e trasportimit të 100 kilogamëve kokainë nga Holanda në Belgjikë dhe gjetjen e tregut në Holandë. Xhino Roka kishte si detyre të kryerjes së transfertave të shumave të parave nga vendet e BE-së drejt vendeve të Amerikes se Jugut.

Hajdar Lala kishte patur rolin e nxjerrjes së lëndëve narkotike  nga vendi i fshehur në kontenier dhe dorëzimi i saj tek Gazemend Disha dhe Renato Hasani. Nga komunikimet dyshohet që kjo ngarkesë është nisur nga Ekuadori më datën 14. 12,2020 dhe sipas bisedave te realizuara midis tyre konteneri ishte ngarkuar me banane do të transportonte lënden narkotike të dyshuar kokainë do të mbërrinte në Holandë më datën 03.01.2021. Nga analizimi i komunikimeve rezulton se kontenieri në të cilën ishte fshehur lënda narkotike ishte tranzituar fillimisht në portin e Anveres Belgjike dhe me pas në datën 05.01.2020 ka mbërritur ne Portin e Roterdamit,Hollandë. Lënda narkotike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati

1732658271_suelcela.JPG

Suel Çela dhe Ardian Çapja

Nga dosja e SPAK është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas, ngjarje e ndodhur në Elbasan më 8 qershor të vitit 2020. Urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela.

Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit të zhvilluar dy ditë më parë.

Ka qenë bisedat e zbardhura në aplikacionin e botës së krimit Sky Ecc që kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan.

Marjus Lulaj alias Suel Çela komunikon me një përdorues të paidentifikuar në Sky Ecc: “Kot pyta..po le Resheni…,e intereson gjë ta dish…është malazes…ai që ka gjujt…po…ai rrok deri në 1 mij metër…atë e ka pas karramele….po njifen….hahahaha…kismet….ka arrdh 5 her ky…smë ka hec….po një her do më heci…”.

Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj alias Suel Çela kishte informacione në lidhje me autorin e vrasjes së shtetasit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur në Rrëshen në datën 07.01.2020. Vrasja e tij është kryer nga distanca me snajper.

Marjus Lulaj shprehet se autori i kësaj ngjarje është  një malazez i cili sipas tij është i aftë të realizojë qitje të saktë në distancë deri 1 mijë metra. Personi që dyshohet se kreu vrasjen e Reçit është Prekë Kodra, i cili është edhe snajperisti që qëlloi Çapjan.

Nga biseda dyshohet se Çela ka kontraktuar me të për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur.

Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb poshtë supit në Krastë. Ai u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni. Ai arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.

Personat e përfshirë në atentatin ndaj tij janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi; vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes; Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren;  Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit të kaluar la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan së bashku me Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.

Ora 22:45
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'

1732543932_suelacela.JPG

Suel Çela

Detaje të tjera, kanë dal nga dosja e SPAK lidhur me grupin kriminal të Suel Çelës. Përveç Arian Çapjas, grupi i Suel Çelës po planifikonte që të vriste edhe Elvis Koçin alias Elvis Çaushllarin.

Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela komunikon me anëtarin tjetër të bandës, Klaus Matishin, dhe i tregon se “bastardi” ku dyshohet se i referohet Elvis Koçit mund ta ekzekutojnë dhe nuk i shqetëson ai pasi e kanë të lehtë, por nuk do veprojnë një herë pasi Suel Çela ka në plan që të 'mbarojë punë' me Ardjan Çapjan një herë.

Suel Çelës në komunikimet e aplikacionit Sky Ecc anëtarët e tjerë të grupit i referohen me pseudonimin “Deda”.

Mario Çela i dërgon mesazh: “…po presim diçka tjetër atë bastardin e kemi në tavë..do e marrim të gjall, atë ku**ën mos i gjinet as nam as nishan e kemi gati po la plan tjetër Deda…ka…se atë e kemi ne tav..po…dhe do e marrim si kec..po ka plan tjetër deda…ktë ku**en e kemi në tav… mrena ditës…sna duhet tashi ky..sa të maroi i pun Deda ky e ka mrapa…le të marri pak xhiro…po kjo ësht ideja…se si qen e vet kollaj atë…po pra ky di shum gjëra…përfundimi dihet mish për qen…”

Elvis Koçi, i cili njihet me nofkën nofkën “Vis Korçari” cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë. Ai  është konfliktuar me Migert Qosen më 25 nëntor të vitit 2020.

Ai është konfiltuar me Qosen, pasi ky i fundit nuk i hapi rrugë, ndërsa konflikti verbal nga makinat degradoi në  fizik dhe në ërdorimin e armëve kundrejt njëri tjetrit.

Si pasojë Koçi u plagos lehtë dhe për t’i shpëtuar policisë tentoi të mjekohej tek Trauma në Tiranë, por u arrestua nga policia. Koçi është emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

K.T./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë