Marko Gjuriç është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi ka hyrë ilegalisht në Veri të Mitrovicës. 

Ai është shoqëruar për në stacionin policor 92 në Prishtinë, me pranga në duar dhe kokulur, në atë që është dukur një poshtërim i qartë ndja tij dhe një dëshmi force e Kosovës ndaj Serbisë.

Marko Gjuriç kishte hyrë në Veri të Kosovës pavarësisht se Ministria e Punëve të Jashtme kosovare nuk ia kishte dhënë një leje të tillë.
Pak minuta pasi ai kishte nisur fjalimin e tij në një tubim në Veri të Mitrovicës, forcat speciale të ROSU, që ishin pozicionuar me disa mjete të blinduara Hummer në Jug të Mitrovicës, mësynë drejt veriut, duke çarë barrikadat dhe e arrestuan.