Humnerat e kryeministrit
Eshtë vërtetëtuar që mirëqënia materiale ndihmon njerëzit të ngrihen në nivele më të larta shpirtërore. I nxit të kërkojnë të tjera maja. Kush gjatë ekzistencës së tij, ka fatin të arrijë një plotësim të dëshirave primare ushqimore, materiale, seksuale, në moshë madhore mund të nisë e të mendojë për të tjera: për shembull muzikën, natyrën, kërkimet në shpirt, për t’u bërë më i mirë.
Eshtë vërtetëtuar që mirëqënia materiale ndihmon njerëzit të ngrihen në nivele më të larta shpirtërore. I nxit të kërkojnë të tjera maja. Kush gjatë ekzistencës së tij, ka fatin të arrijë një plotësim të dëshirave primare ushqimore, materiale, seksuale, në moshë madhore mund të nisë e të mendojë për të tjera: për shembull muzikën, natyrën, kërkimet në shpirt, për t’u bërë më i mirë.
Eshtë e vështirë që një njeri që rëndohet nga probleme të mëdha ekzistenciale si urija, etja, sëmundjet, të mendojë shumë për bukurinë e natyrës, drejtësinë, mirësinë. E ka të vështirë të mendojë pozitiv. Prandaj në botë, zgjidhja e shumë problemeve do të vinte me zgjidhjen përfundimtare të kërkesave primare të njerëzimit, e sidomos mirëqënien fillimisht materiale të seicilit individ.
Mendohet se njerëzit, pikërisht pasi plotësojnë nevojat primare për mbijetesë, - më të mirët, - synojnë të perfeksionohen si individë. Jo të gjithë e arrijnë. Kërkojnë të ndriçohen për të gjetur sensin e jetës dhe të ekzistencës.
Kur njeriu, pas kërkimeve jashtë vetes së tij, pas eksplorimeve në Botë, punës frenetike për t’u pasuruar, për karriërën, nis udhëtimin brenda vetes, udhëtim drejt të vërtetës së ekzistencës, bëhet i mirë. Eshtë e dukshme për të gjithë: Ka një shkëlqim, paqje, mirësi konstante.
Njerëzit lindin të gjithë të mirë, prandaj fëmijët janë aq të mrekullueshëm, aq të pastër, të bukur, të lehtë, të qeshur, me dëshirën e pafundme për të luajtuar dhe argëtuar. Gjërat ndryshojnë kur nis rrugën e edukimit, mësimit, njohjes.
Shumë të rritur nisin e shëmtohen nga informacionet e dogmat e gabuara, nuk qeshin kurrë, humbin harmoninë me veten dhe me Universin. Jeta është një shans i bukur për të gjithë, por pak e kapin sensin e vërtetë të saj.
Shumica e njerëzve janë të detyruar nga të tjerë njerëz të mos arrijnë në Ndriçim, në mirëqënien absolute, është e pamundur, janë të shtrënguar; por për disa të tjerë, që i kanë të gjitha mundësitë, e megjithatë sërish vazhdojnë të qëndrojnë në honet e errëta e të frikshme të ligësisë, padrejtësisë dhe intrigave, është e pafalshme.
Në këto hone qëndron akoma, fatkeqësisht, një nga njerëzit më të pushtetshëm të Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha. Dhe në këto hone të shëmtuara mban e kërkon të tërheqë dhe shumë njerëz rreth tij.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6826
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera
23 Dhjetor, 18:00
-
FOTO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
23 Dhjetor, 18:00
-
Hill: Nuk shohim prova që e lidhin Beogradin me sulmin në kanalin e furnizimit me ujë në veri të Kosovës
23 Dhjetor, 17:59
-
Mosbindja civile, protestuesit te Zogu i Zi i hapin rrugë ambulancës
23 Dhjetor, 17:59
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën
23 Dhjetor, 17:55
-
Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL
23 Dhjetor, 17:49
-
Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!
23 Dhjetor, 17:44
-
Qytetarët që bllokohen në trafik nga protesta e PD-së, Berisha: Disa mund të lëndohen! Por kjo mosbindje civile është edhe për ta, për t'i çliruar nga narko-diktatura
23 Dhjetor, 17:41
-
Berisha në protestë: Vuçiçi po dridhet, e njëjta gjë e pret dhe Ramën! Nuk e falim Portin e Durrësit
23 Dhjetor, 17:39
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës
23 Dhjetor, 17:35