Humor nga mullari opozitar me të shitur dhe të 'vrarë'

Humor nga mullari opozitar me të shitur dhe të 'vrarë'

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend

Konflikti në radhët e opozitës nga tragjik po shndërrohet përditë e më shumë në komik.

Të tëra palët akuzojnë njëra-tjetrën si të shitura dhe të blera nga Edi Rama.

Por kulmi arriti sot, kur të gjithë “hallexhinjtë” e drejtësisë dhe të SPAK-ut u shfaqën, thuajse, në të njëjtën kohë në televizor dhe akuzonin grupin e Bashës, Alibeajt dhe të tjerëve, si të marrë peng dhe si bashkëpunëtor të Edi Ramës.

E bëri një gjë të tillë Ilir Meta, që duke mos i ditur më punët e veta, pret nga dita në ditë arrestimin nga SPAK-u, duke qenë se hetohet familjarisht dhe njëkohësisht për disa çështje.

Dhe kur të akuzon Ilir Meta për të shitur, duhet “besuar”, se ai më mirë se kushdo tjetër e di se çfarë do të thotë të shitesh dhe të blihesh në politikë.

Dhe Meta do jepte gjithçka në këto kushte për t’u shitur, por është aq pa vlerë saqë nuk e blen askush.

Humoristi tjetër i madh që u shfaq sot në TV ishte një “hallexhi” tjetër i drejtësisë, Fatmir Mediu, mbi shpatullat e të cilit rëndojnë jetët e 26 viktimave të Gërdecit, i cili pritet që, nga dita në ditë, të përfundojmë procesi dhe gjykimi dhe të dënohet për shpërdorim detyre, së bashku me Shkëlzen Berishën, Aldo Bumçin dhe të tjerë.

Dhe kur të akuzon Fatmir Mediu si të shitur, duhet besuar, se ai më mirë se kushdo tjetër e di se çdo të thotë të shesësh shpirtin te “djalli”, duke bërë kompromise me të keqen, pavarësisht jetës së humbur të njerëzve.

Gallataxhiu i radhës ishte nënkryetari i “Non Gratës”, Oerd Bylykbashi, i cili aderon në një formacion antiamerikan dhe të dizenjuar si minues të demokracisë dhe i akuzuar për korrupsion madhor, madje Bylykbashi del në dosjen si përshpejtues dhe shantazhues i zyrtarëve të shtetit në favor të familjes Berisha në rastin e aferës “Partizani”.

Për të mos folur më tej për humoristë të llojit të Flamur Nokës, i cili, po ashtu, sipas akuzave të bëra në shtyp, pret një përballje shumë të shpejtë me SPAK-un, për shkak të deklarimeve të rreme të pasurisë dhe aazionit të mundshëm fiskal apo për Ropenspierë të llojit të Salianjit, i cili pret poshtë “Sokakut të të Marrëve” vendimin e Gjykatës së Apelit, me një sy nga Berisha dhe një veshë nga Rama se çdo bëhet me amnistinë, duke shpresuar që t’ia falin, pavarësisht shitjes së shpirtit dhe pengmarrjes politike.

Ka dhe gallataxhinj të tjerë, që fshehnin kokën si struci dhe kanë frikë të përballen mediatikisht, por që i bashkon halli i konfiskimit të pronave nga SPAK-u apo hetime të ndryshme penale.

Ja, kjo është “opozita” e ndershme dhe luftëtare, që iu serviret sot shqiptarëve dhe që akuzon palën tjetër për të shitur dhe për të marrë peng tek Edi Rama.

Për të mos folur për Gaz Bardhin, por ai është histori tjetër, sepse në të gjithë rruzullin tokësor dhe globin botëror atë vetëm Lulzim Basha mund ta katapultonte atje ku e çoi, ndaj ai ka të drejtë të bëjë sot ndaj Bashës, ashtu siç ka bërë dje ndaj Berishës dhe do vijojë të bëjë sërish nesër ndaj Berishës, për të dalë në krye.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)