Humor te festa e Reformës, Rama
batuta për Metën e Vasilika Hysin

Humor te festa e Reformës, Rama<br />batuta për Metën e Vasilika Hysin
Festa e organizuar me rastin e miratimit të Reformës në Drejtësi nuk ka kaluar pa humor e batuta ga politikanët pjesëmarrës. Kryeminsitri Rama ka ironizuar përmes shakasë dhe batutës shprehinë e Metës për datën e miratimit të reformës
 
"Unë them që reforma u miratua natën e 21 korrikut, Berisha thotë u miratua në 22 korrik, ndërsa Ilir Meta thotë “mesnatën e 21 dhe 22 korrikut” tha kryeministri
 
Një fjali që shkaktoi të qeshurat e kryeparlamentarit Meta.
 
Batuta për Vasilika Hysin

Ai ka ngacmuar deputeten socialiste Vasilika Hysi, njëkohësisht një nga anëtaret më të përkushtuara në hartimin e draftit kushtetues për reformën në drejtësi. Teksa Hysi po falënderonte dy ekspertët ndërkombëtare, Rainer Deville dhe John Smibert, nga Euralius dhe OPDAT, Rama i ndërpreu fjalën dhe kapi mikrofonin. “

"U bë ca kohë që Vasilika vinte në mbledhjet e grupit e përgjymur. E pyesja: Vasilika, çfarë ke? Më tha: Nuk më lë rehat Xhoni me Rainerin gjithë natën”,-tha Rama.

Kjo batutë shkaktoi të qeshura të forta tek të pranishmit, të cilat u shtuan pas përgjigjes së Vasilikës: “Po është e vërtetë. Ka qenë një nga eksperiencat më të jashtëzakonshme. Pa këmbënguljen e Rainerit dhe qetësin e Xhonit ky proces do të kishte qenë i pamundur

Për ​kryetarin ie Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio

Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ishte dje në Tiranë për të marrë pjesë në një ceremoni festive me rastin e miratimit me konsensus të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. 

Prania e tij nuk u kalua pa batuta dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili zgjodhi ta përshëndeste përmes këtyre fjalëve. “Fati e solli që Shqipërisë së kësaj periudhe ndryshimesh intensive dhe ngjarjesh kaq të posaçme t’i gjenden pranë disa Xhanë, që nga Gianni De Biasi, tek Gianni Buquicchio. I pari, një lider betejash emocionuese të kombëtares sonë në fushat e blerta të sportit më popullor në botë; I dyti, një udhërrëfyes i urtë për të gjithë ne, në ujërat e trazuara të procesit të reformës më themelore për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.

I dashur Gianni, t’i duhet ta mësosh sot se fjala Venecia është përdorur në Shqipërinë e gjashtë muajve të fundit, më shumë se ç’është përdorur nga të gjitha agjencitë turistike të botës, të marra së bashku. Ne, deputetëve shqiptarë, na kanë munguar vetëm gondolat në sallën e Kuvendit, për t’u ndjerë gjatë çdo sesioni si një grup turistik në zemër të ujërave të Venecias.

Ndërkohë, - dhe ky është fakt, - fluksi i turistëve shqiptarë drejt Venecias këtë vit është më i larti i të gjithë kohërave, falë kësaj reklame marramendëse dhe të papërsëritshme që i është bërë në Shqipëri qytetit të ujit, për shkak të përfshirjes së Komisionit të Venecias në procesin e jashtëzakonshëm të Reformës në Drejtësi. Nuk kam informacion si ju trajton Bashkia e Venecias, por ne si Kuvend, jam i bindur Kryetari e mbështet këtë ide, jemi gati të mbështesim Komisionin, nëse i kërkoni Bashkisë së Venecias një fee të posaçme për këtë vlerë të shtuar në promovimin e qyteti
”-tha Rama. 

Redaskia online
(s.m.shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv