Emisioni i përditshëm “Rreze Dielli” në A1 Report, dhuron gjithnjë surpriza të shumta dhe mjaft të pëlqyera për publikun. Gjithashtu edhe prezantuesja e tij, Anjeza Maja përpiqet gjithnjë të vij ndryshe dhe sa më pranë shikuesit.

Këtë radhë ajo kishte vendosur një palë bigudinë në kokë duke u përshtatur kështu me mëngjeset e shumë amvisave shqiptare, të cilat ndërkohë që shijojnë kafen e mëngjesit ndjekin dhe rubrikat e larmishme që ofron ky format televiziv.

Gjithashtu në këtë mënyrë ajo ka treguar edhe njëherë sa se pa komplekse duhet të jenë njerëzit gjatë përditshmërisë së tyre, duke rrezikuar me këtë dalje jo të zakontë.

Megjithatë prezantuesja bukuroshe ia doli mbanë. “Rreze Dielli” është duke u kthyer në një rreze te vërtetë për shtëpitë e çdo shqiptari.

(xh.k/shqiptarja.com)