
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar për incidentin ndaj humoristit Nexho Shabani. Beci shkruan në rrjetin social se gjendja është ende e rëndë.
“Sonte, Nexho Shabani - Nexhoja i tavolinave, njeriu popullor që sillte humorin tipik shkodran kudo ku ulej ka nevojë për lutjet tona.
Pas një aksidenti të rëndë, gjendja e tij shëndetësore është e paqëndrueshme, ndërsa mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës janë të angazhuar maksimalisht. Le t’i jemi pranë me mendim të mirë dhe shpresa”, shkruan Beci.
Lajmi kryesor:
Shkodër/ Po lëvizte me biçikletë, makina përplas humoristin Nexho Shabani (VIDEO)












