/ATSH-AFP/ - Kalimi i imigrantëve nga Serbia drejt Hungarisë ishte plotësisht i bllokuar sot, ditë e vendosjes nga autoritetet hungareze të masave shtrënguese që parashikojnë frenimin e fluksit të refugjatëve, theksuan gazetarët.
Sipas dëshmive të marra nga imigrantët në Lindjen e Mesme, disa prej të cilëve të arratisur nga zonat e konflikteve në Siri dhe në Irak, policët hungarezë kanë ndaluar kalimin rreth mesnatës.
Një numër rekord prej 9 380 imigrantësh hynë dje në Hungari, një ditë para vendosjes së masës shtrënguese nga Budapesti, që kërkon të bëjë hermetik kufirin e saj me Serbinë, sipas të dhënave të policisë hungareze.
/Shqiptarja.com