Hungari: Katër persona vdesin pasi u përplasën nga një makinë garash

Hungari: Katër persona vdesin pasi u përplasën nga një makinë garash

Katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur të dielën, kur një makinë – që ka marrë pjesë në një garë në Hungari – ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët, kanë thënë autoritetet.

Sipas deklaratës policore, ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dyditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.

Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, sipas policisë, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?