Të paktën 7 persona kanë humbur jetën e ndërsa 19 të tjerë janë shpallur të zhdukur pas përmbytjes së anijes në lumin Danub, në kryeqytetin hungarez, Budapest. 33 turistë, kryesisht nga Koreja e Jugut ishin në bord, teksa anija u godit nga një tjetër anije gjatë kohës që po ankorohej.
Incidenti është regjistruar rreth orës 22:00 të natës së të mërkurës. Lumi Danub, një prej destinacioneve më tërheqëse për turistët, ishte fryrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar rryma të forta. Anija e përmbysur, e identifikuar si “Hableany” (Sirena), kishte dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash për lundrime turistike.Kërkimet kanë nisur menjëherë, por ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se për shkak të rrymave të forta, sa më shumë kohë të kalonin aq më e pamundur bëhet gjetja e trupave.
Ministria e jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë janë shpallur të humbur dhe njoftuan se qeveria do të dërgojë një ekip të zyrtarëve në Hungari, për të bërë të mundur gjetjen e të zhdukurve. Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit, Lee Sang-moo, tha se mes të zhdukurve është edhe një fëmijë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3785
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet
25 Nëntor, 12:36
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor, 07:52
-
Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski
17 Nëntor, 15:57
-
Turisti britanik shpëtohet nga qeni i malit që u shfaq mes mjegullës në 5000m lartësi
14 Nëntor, 17:42
-
Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi
14 Nëntor, 12:53
-
Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site
13 Nëntor, 08:17
-
Vlorë/ Aventura e turistëve në Majën e Çipinit në Bolenë
11 Nëntor, 08:26
-
Pazari i Gjirokastrës, çdo ditë pret turistë nga e gjithë bota (VIDEO)
30 Tetor, 08:10
-
Tetori i kamperave/ Turistët e huaj tregojnë në 'Report TV 'si zbuluan oazin e qetësisë, pranë detit e malit
26 Tetor, 12:09
-
10 euro për të vizituar Venecian, dyfishohet tarifa për hyrjen e turistëve
24 Tetor, 20:05
-
Ura e Mesit në Shkodër, destinacion për turistët e huaj
20 Tetor, 11:43