BUDAPEST- Parlamenti hungarez aprovoi me 256 vota pro një projekti të Rusisë për të ndërtuar dy reaktorë të rinjë në centralin bërthamor që gjendet në qytetin e Paks.
Sipas marrëveshjes, Rusia do t’i japë Hungarisë një borxh prej 10 miliardë eurosh për të ndrëtuar reaktorët.
Por kritikët argumentojnë se pikërisht ky projekt do t’a bëjë Hungarinë të varur nga Rusia, e cila është dhe furnizuesi kryesor i naftës dhe gazit në këtë vend. BE gjithashtu shprehu shqetësimin lidhur me mungesën e transparencës së projektit.
Lideri i opozitës, Gordon Bajnai tha se marrëveshja ishte kundër interesit kombëtar dhe se cënonte pavarësinë e Hungarisë. Ai i bëri thirrje presidentit Janos Ader të mos e aprovojë projektligjin.
Marrëveshja mbi reaktorët e rinj u arrit në muajin janar, gjatë një takimi të presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban.
/Shqiptarja.com