Hungari, personat me kartë imuniteti mund të frekuentojnë ambientet e mbyllura! Orban: Vaksina është si një jelek antiplumb kundër virusit!

Hungari, personat me kartë imuniteti mund të frekuentojnë ambientet e mbyllura! Orban: Vaksina është si një jelek antiplumb kundër virusit!

Hungarezët e pajisur me karta imuniteti të lëshuara nga qeveria, tani mund të shkojnë në ambiente të mbyllura, në një mori vendesh rekreative, si pjesë e lehtësimit të masave anti-COVID.

Që nga e shtuna, ata persona të pajisur me karta mund të hyjnë në dhoma të brendshme të ngrënies, hotele, teatro, kinema, palestra, biblioteka dhe në muze.

Edhe pse shtetrrethimi qëndron ende në fuqi, ai fillon në mesnatë dhe orari I punës u zgjat deri në orën 23:00.

Masat e fundit të rihapjes  u morën pas një fushate intensive vaksinimi, ku vendi ka arritur të administrojë katër milionë doza të para, duke injektuar rreth 40% të popullsisë.

Hungaria ishte i vetmi shtet anëtar i BE që ka përdorur deri tani  ka administruar vaksina nga Rusia dhe Kina, përveç injektimeve të miratuara nga BE dhe ka shkallën e dytë më të lartë të vaksinimit në BE, pas Maltës.

 “Në të kaluarën, ne e mbrojtëm veten duke u mbyllur, duke ngadalësuar përhapjen e virusit. Por tani ne jemi në sulm. Vaksina është si një jelek antiplumb. Virusi  sprapset prej saj. ””tha kryeministri Viktor Orban.

Personat e vaksinuar dhe ata që janë rikuperuar nga COVID-19 kanë të drejtë të marrin  kartat e imunitetit, të cilat duhet të paraqiten në institucione para hyrjes. Bizneseve mund t'u jepen gjoba të rënda nëse lejojnë hyrjen e personave pa karta.

E gjithë çështja e kartave të imunitetit ose të ashtuquajturave pasaporta COVID-19 është tejet e diskutuar, me kritikët që thonë se ato diskriminojnë njerëzit në kombet më të varfra.

Hungaria ka kundërshtuar përpjekjet e BE-së për të lëshuar dokumente të tilla vetëm për vaksina të aprovuara nga agjencia evropiane e barnave, jo për vaksinat kineze ose ruse.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • free: 01/05/2021 12:27

    Ja ke fut kot sic e ka zakoni i vendeve totalitare. vaksina te mbron nga efektet e virusit dhe ta luftoje por jo nga infektimi.

    Përgjigju
    • emri: 01/05/2021 14:46

      fiks ju shkon hungarezeve ky koqja ... le ta mbajne se mbase ja shohin qederin

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë