Një aeroplan i cili po merrte pjesë në një shfaqje ajrore u përplas në tokë dhe mori flakë të dielën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë.
Aeroplani T-28 po fluturonte në ekspozitën ajrore Borgond në qarkun Fejer pranë Budapestit në Hungari kur u rrëzua rreth orës 15:20 me orën lokale.
Aeroplani i tipit Trojan T-28 i Ushtrisë Amerikane ishte ndërtuar në vitin 1951, raporton DailyMail.
Piloti dhe pasagjeri, 67 dhe 37 vjeç, vdiqën të dy, ndërsa tre persona në një makinë pranë vendit të përplasjes pësuan djegie të rënda dhe u shtruan në spital, tha policia.
Mësohet se është lënduar edhe një djalë i vogël në tokë. Një video po qarkullon në mediat sociale ku tregon momentin e përplasjes së aeroplanit. Njerëzit që e kanë parë këtë ngjarje janë tmerruar.
“Aeroplani i vogël u rrëzua pranë një makine të parkuar dhe mori flakë. Mijëra njerëz në vendngjarje filluan të largoheshin nga vendi në mënyrë të organizuar”, tha policia.
Shkaku i përplasjes nuk dihet menjëherë, ndërsa identiteti i të vrarëve dhe të plagosurve nuk është bërë publik.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.7%
-
Jo
80.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sfidoi kryeministrin Orban për paradën e LGBT+! Prokuroria ngre akuzë kundër kryebashkiakut të Budapestit, Karacsony: Jam i pandehur krenar!
28 Janar, 14:56
-
U përpoqën të lyenin me bojë rozë aeroplanin e kancelarit Merz, përfundojnë në pranga aktivistët gjermanë
23 Janar, 12:00
-
Hungaria: E ardhmja e Groenlandës nuk është çështje e BE-së
19 Janar, 20:26
-
Orban përballë Magyar, Hungaria mban zgjedhjet parlamentare më 12 prill
13 Janar, 14:55
-
Akuzohet për shpërdorim detyre! Hungaria i jep azil politik ish ministrit polak të drejtësisë
12 Janar, 15:06
-
SHBA/ Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani, mes tyre dhe ish-piloti i NASCAR
19 Dhjetor 2025, 08:56
-
Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus
8 Dhjetor 2025, 22:14
-
Presidenti i Hungarisë vizitë në Kosovë, Osmani: Mbështetja për heqjen e masave të padrejta të BE-së thelbësore
8 Dhjetor 2025, 20:39
-
Orban: Budapesti është gati të presë bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës
28 Nëntor 2025, 22:27
-
Kryeministri Orban vizitë në Moskë, takohet me Vladimir Putinin
28 Nëntor 2025, 17:38
-
Hungaria: Do të ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë
26 Nëntor 2025, 14:43
-
Trump 'fal' Orbanin, për një vit Hungaria nuk do të ketë sanksione ndaj naftës dhe gazit rus
8 Nëntor 2025, 07:45