BUDAPEST - SHBA-ja ka kritikuar sot zhvillimit zhgënjyese në Hungari, një shenjë e re kjo e irritimit të Uashingtonit kundrejt aleatit të tij evropian nën drejtimin e populistit, Viktor Orban.
"Zhvillimiet janë zhgënjyese, dhe ne jemi të shqetësuar si aleat që të shohim se me ç'shpejtësi këto ngjarje po rrënjosen", kritikoi gjatë një konference për shtyp në Budapest, Andre Goodfriend, diplomati më i lartë amerikan në këtë vend.
Kritikat e Goodfriend vijnë vetëm një javë pasi Uashingtoni i shpalli të padëshiruar në territorin e tij gjashtë përgjegjës të lartë hungarez, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Emrat nuk janë përmendur, por shumë media kanë cituar emrin e pronarit të fiskut hungarez.
Diplomati amerikan u shpreh se Hungaria ishte një nga vendet e evropës lindore që ka arritur një tranzicionin demokratik shumë të shpejt pas rënies së komunizmit në vitin 1989.
Kryeministri konservator Viktor Orban, i zgjedhur në vitin 2010, ngjalli shumë kritika në Evropë dhe në SHBA me reformat e tij në drejtësi dhe media, të gjykuara si lirivrasëse./
/ATSH/
/Shqiptarja.com