E ndërsa Europa dhe Ballkani po përballen me krizën e refugjatëve që zbarkojnë me mijëra çdo ditë nga vendet e përfshira nga lufta apo konfliktet, një propozim i ashpër vjen nga Budapesti. 3 vjet burg për çdo refugjat që do të hyjë ilegalisht në Hungari.
Është ky propozimi i bërë pak ditë më parë që ka shkaktuar jo pak reagime dhe pritet të hyjë në fuqi në mes të shtatorit. Ndryshimet që pritet ti bëhen kodit penal parashikojnë deri në 10 vjet burg për trafik të qenieve njerëzore, por jo vetëm kaq.
Do të dënohen me burg kushdo që të hyjë ilegalisht në Hungari, pavarësisht nëse vjen nga një vend i përfshirë nga lufta apo jo, dhe veç kësaj do të dëbohet. 13 nenet që s’kanë asnjë të përbashkët me ligjet e asnjë prej vendeve të BE-së, për t’i dhënë një përgjigje të fortë fluksit të refugjatëve me të cilin po përballet aktualisht Hungaria.
“Është një përgjigje e paevitueshme ndaj një Europe të papërgjegjshme”-ka argumentuar Gergely Gulyas, deputet i mazhorancës Fidesz. Sipas tij, projekti do të jetë në përputhje me principet ndërkombëtare dhe në fakt nuk përjashton dhënien e azilit politik sirianëve apo irakenëve.
Paketa e re e ndryshimeve ligjore parashikon krijimin e një zone tranzit rreth 5 km larg kufirit me Serbinë, për të ekzaminuar kërkesat e refugjatëve. Ndërkaq nuk do të ketë asnjë qendër pritje për refugjatët ndërsa policia do të ketë dorë të lirë në rast krizash dhe madje do të ketë edhe mbështetjen e ushtrisë. Nga ana tjetër Budapesti ka pezulluar për një muaj trenat lokalë me Serbinë duke njoftuar se ka gati edhe barrierat anti klandestine 175 km të gjatë.
Por këto masa të Hungarisë kanë ngjallur reagim në Serbi, ku qeveria vetëm dje hapi dy qendra të tjera pritëse për refugjatët. Ka reaguar edhe presidenti i parlamentit Martin Schulz me tone kritike, pavarësisht se nuk citoi konkretisht Hungarinë.
“Ky nuk është dështim i BE-së por i disa qeverive cinike që nuk duan të marrin përgjegjësi dhe pengojnë gjetjen e një zgjidhje të përbashkët europiane”-tha Schulz.
Që të miratohet, projektligji ka nevojë për 2/3 e votave të deputetëve hungarezë ndaj dhe kryeministri Viktor Orban i duhet edhe ndihma e opozitës. Por mbase nuk do të jetë e nevojshme. Tmerri për vdekjen e 71 klandestinëve në kufirin austriak dhe vërshimi i refugjatëve ditët e fundit do të mjaftojnë për të bindur opinionin publik hungarez.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com