/ATSH-TANJUG/ - Ministrat e Brendshëm të Serbisë, Austrisë dhe Hungarisë, respektivisht Nebojsha Stefanoviç, Johanna Mikl-Leitner dhe Sandor Pinter, nënshkruan në Budapest një memorandum mirëkuptimi nëpërmjet të cilit tre palët bien dakord për zbatimin e masave konkrete në pikat kufitare me synim luftën kundër emigracionit ilegal.
"Memorandumi, i firmosur në frymën e Konventës se Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, parashikon formimin e grupeve kërkimore kufitare me detyrë pikasjen e personave që tentojnë të kalojnë ilegalisht në pikat kufitare serbe si dhe forcimin e patrullave kufitare", thotë një deklaratë e Ministrisë së Brendshme serbe.
"Në krahasim me vitin e kaluar, numri i emigrantëve është rritur tre-katër herë", nënvizoi Stefanoviç.
Ministrja Johanna Mikl-Leitner tha se solidariteti midis vendeve është I nevojshëm për zgjidhjen e këtij problemi. Ajo shtoi se është verifikuar në praktikë se takimet trilaterale ndërmjet Austrisë, Serbisë dhe Hungarisë përbënin zgjidhje të mira praktike.
Ministri Pinter theksoi se rezultatet e mira mund të arrihen vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve.
/Shqiptarja.com