Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Hungari vijon të rritet me ritme të larta, ndërsa deri në orën 17:00 ka arritur në 74.23%.
Sipas të dhënave të fundit, në votime kanë marrë pjesë 5,587,935 qytetarë nga gjithsej 7,527,742 me të drejtë vote.
Kjo përfaqëson një rritje të ndjeshme prej +11.31% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022 në të njëjtën orë, duke konfirmuar një nga pjesëmarrjet më të larta të viteve të fundit.
Ritmi i lartë i votimit gjatë gjithë ditës po e çon procesin drejt një rekordi historik, ndërsa pritet që pjesëmarrja të rritet edhe më tej deri në mbylljen e qendrave të votimit.
Lajmi kryesor:
Pjesëmarrje rekord! Mbi 77.8% e hungarezëve votuan në zgjedhjet parlamentare, mbretërimi 16-vjeçar i Orbanit kërcënohet nga sfidanti Magyar








