Në orët e fundit para mbylljes së votimeve, qytetarët në Budapest vijojnë të presin në radhë për të hedhur votën, në një shenjë të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhjet parlamentare.

Pamjet vijnë nga një qendër votimi në zonën Gazdagrét, ku radhët e votuesve janë ende të gjata, ndërsa procesi po i afrohet fundit.

Pjesëmarrja e lartë gjatë gjithë ditës ka çuar në një mobilizim të fortë të qytetarëve, me shumë prej tyre që zgjedhin të votojnë edhe në minutat e fundit. 

Sipas mediave, pjesëmarrja e regjistruar në orën 17:00 është më e larta e regjistruar ndonjëherë në vend. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Hungari/ Orban pranon disfatën dhe uron rivalin! Magyar fiton me 2/3 e vendeve në parlament