Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vendosë veto për hyrjen në Schengen
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto
Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e Bullgarisë në zonën për lëvizje të lirë Schengen, përveç nëse i jep fund taksës së transitit për gazin rus, ka thënë Ministria e Jashtme e Hungarisë, të shtunën.
Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian.
Atë ditë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka lëshuar sallën, duke e lënë të lirë mundësinë për miratim të vendimit.
Rezistenca e Orbanit në Bruksel është shpërblyer me pikë në Moskë, me të cilën Orban ruan kontakte të rregullta, pavarësisht nisjes së luftës në Ukrainë.
Moska vazhdon të furnizojë Hungarinë me gaz.
Duke cituar ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, Ministria e ka bërë të qartë për Bullgarinë që do të përdoret vetoja, nëse vazhdon zbatimi i taksës për gazin e importuar.
“Ne e kemi bërë të qartë për bullgarët, që nëse e vazhdojnë këtë masë, nëse e dëmtojnë sigurinë e zinxhirit tonë furnizues, atëherë ne do ta përdorim veton për Schengen”, ka thënë Szijjarto.
Ai ka thënë se hungarezët do ta shfuqizojnë veton sapo të hiqet taksa e transitit.
Ndonëse shtetet e Evropës Perëndimore bëjnë përpjekje të mëdha për ta shmangur gazin rus, Hungaria ka pranuar 4.5 miliardë metra kubë të gazit në vit, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me Rusinë më 2021./ REL
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së
3 Janar, 14:02
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor 2024, 19:56
-
Hungaria mbyll mandatin 6-mujor të Presidencës së Bashkimit Europian, Veliaj: BE po rritet më e fortë
12 Dhjetor 2024, 16:06
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor 2024, 16:45
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor 2024, 16:43
-
Ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE
23 Nëntor 2024, 15:15
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor 2024, 11:41