Hungaria dhe organizatat joqeveritare shprehën mospajtimin e tyre me marrëveshjen e arritur nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian për paktin e imigracionit dhe azilit.
Marrëveshja “do të shkaktojë më shumë viktima”, thanë organizatat joqeveritare në një deklaratë të përbashkët. Hungaria tha se kundërshton reformën e azilit, duke refuzuar të kontribuojë në mekanizmin e detyrueshëm të solidaritetit midis vendeve anëtare.
“Asnjë jetë nuk do të shpëtohet nga vendimi i sotëm. Kjo marrëveshje është një dështim historik dhe një haraç për palët e së djathtës evropiane”, thanë në një deklaratë të përbashkët më shumë se 15 OJQ, raportojnë mediat italiane.
Marrëveshja “historike”, siç u përshkrua nga BE-ja, e cila parashikon krijimin e qendrave të paraburgimit në kufi dhe përshpejtimin e procedurave të dëbimit për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, duhet ende të marrë miratimin zyrtar të Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian.
“Me marrëveshjen e sotme, BE-ja ka humbur një mundësi të re. Kishte alternativa për të shpëtuar jetë njerëzish. Duhet të krijohen rrugë të sigurta dhe ligjore për në Europë, duhet të krijohet një mision europian i kërkim-shpëtimit dhe duhet të sigurohet një shpërndarje e drejtë e azilkërkuesve, ndër vendet anëtare. Ne e refuzojmë me forcë këtë pakt të emigracionit. Ne nuk do të lejojmë askënd të hyjë kundër vullnetit tonë”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjártó.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28