BE arrin marrëveshjen për politikat e emigracionit dhe azilit

Marrëveshja politike për reformën e Paktit të Emigracionit dhe Azilit është arritur mes Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian mëngjesin e së mërkurës (20 Dhjetor).

Tre institucionet e Bashkimit Evropian arritën në një dakordësi pas bisedimeve maratonë që nisën ditën e hënë (19 Dhjetor).

Marrëveshja përfundon reformën e politikës së migracionit të bllokut, e njohur si Pakti i Migracionit dhe Azilit, pas 3 vitesh. Bisedimet nisën pasditen e së hënës dhe vazhduan dje gjatë ditës derisa pak më parë ku u u arrit një kompromis, pasi pati disa pika tensioni mes përfaqësuesve të PE-së dhe vendeve anëtare, raportojnë mediat e huaja.

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola tha se 20 Dhjetori do të hyjë në histori si dita kur unioni arriti një marrëveshje historike për një grup të ri rregullash për menaxhimin e migracionit dhe azilit. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se pakti garanton një përgjigje efektive evropiane ndaj kësaj sfide evropiane.

"Ky Pakt mbi Migracionin dhe Azilin do të garantojë një përgjigje efektive evropiane ndaj kësaj sfide evropiane. Kjo do të thotë se evropianët do të vendosin se kush do të vijë në BE dhe kush mund të qëndrojë atje, jo trafikantët. Kjo do të thotë të mbrojë ata që kanë nevojë. Ky pakt do të sigurojë gjithashtu që shtetet anëtare të ndajnë përpjekjet në një mënyrë të përgjegjshme, duke treguar solidaritet me ata që mbrojnë kufijtë tanë të jashtëm duke parandaluar migrimin e paligjshëm në BE. Dhe do t’i sigurojë BE-së dhe shteteve të saj anëtare mjetet për të reaguar shpejt në situata krize, kur shtetet anëtare përballen me një numër të madh të ardhjeve të paligjshme ose shfrytëzimi kur vendet armiqësore synojnë të destabilizojnë BE-në ose shtetet e saj anëtare", tha Von der Leyen.

Por çfarë përfshin marrëveshja?

Në parim, kjo marrëveshje mbulon pesë shtylla për të gjitha fazat e menaxhimit të azilit dhe imigracionit, duke filluar nga kontrolli i migrantëve të parregullt me ​​mbërritjen e tyre në BE, mbledhja e të dhënave biometrike, procedurat për paraqitjen dhe përpunimin e kërkesave për azil, rregullat për përcaktimin e shtetit anëtar përgjegjës për trajtimin e një kërkese për azil dhe bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërmjet shteteve anëtare dhe mënyrën e trajtimit të situatave të krizës, duke përfshirë rastet e shfrytëzimit të migrantëve.

Sipas marrëveshjes, do të ketë një rregullore kontrolli për të profilizuar me shpejtësi një azilkërkues duke mbledhur informacione të tilla si kombësia, mosha dhe shenjat e gishtërinjve, më pas duke përditësuar Eurodac, bazën e të dhënave të BE-së, me gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë dixhitale të secilit emigrant.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë