Hungaria kundër marrëveshjes së BE-së për emigracionin dhe azilin

Hungaria kundër marrëveshjes së BE-së për emigracionin dhe azilin

Viktor Orban

Hungaria  dhe organizatat joqeveritare shprehën mospajtimin e tyre me marrëveshjen e arritur nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian për paktin e imigracionit dhe azilit.

Marrëveshja “do të shkaktojë më shumë viktima”, thanë organizatat joqeveritare në një deklaratë të përbashkët. Hungaria tha se kundërshton reformën e azilit, duke refuzuar të kontribuojë në mekanizmin e detyrueshëm të solidaritetit midis vendeve anëtare.

“Asnjë jetë nuk do të shpëtohet nga vendimi i sotëm. Kjo marrëveshje është një dështim historik dhe një haraç për palët e së djathtës evropiane”, thanë në një deklaratë të përbashkët më shumë se 15 OJQ, raportojnë mediat italiane.

Marrëveshja “historike”, siç u përshkrua nga BE-ja, e cila parashikon krijimin e qendrave të paraburgimit në kufi dhe përshpejtimin e procedurave të dëbimit për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, duhet ende të marrë miratimin zyrtar të Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian.

“Me marrëveshjen e sotme, BE-ja ka humbur një mundësi të re. Kishte alternativa për të shpëtuar jetë njerëzish. Duhet të krijohen rrugë të sigurta dhe ligjore për në Europë, duhet të krijohet një mision europian i kërkim-shpëtimit dhe duhet të sigurohet një shpërndarje e drejtë e azilkërkuesve, ndër vendet anëtare. Ne e refuzojmë me forcë këtë pakt të emigracionit. Ne nuk do të lejojmë askënd të hyjë kundër vullnetit tonë”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjártó.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Trajneri i Holandës neverit tifozët, Koeman kruan hundën dhe më pas lëpin gishtat (VIDEO)

Euro 2024/ Trajneri i Holandës neverit tifozët, Koeman kruan hundën dhe më pas lëpin gishtat (VIDEO)