Parlamenti hungarez zgjodhi të enjten Katalin Novak, një aleate e ngushtë e kryeministrit Viktor Orban, në postin e të parit të shtetit, vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE).
Novak, e cila së fundmi shërbeu si ministre për politikën familjare, e portretizoi zgjedhjen e saj për presidente si një fitore për gratë.
Ajo u zgjodh në këtë pozitë kryesisht ceremoniale, me 137 vota për dhe 51 kundër në parlamentin e dominuar nga partia e djathtë e kryeministrit Viktor Orban.
“Ne gratë rritim fëmijë, kujdesemi për të sëmurët, gatuajmë, bëjmë punën e dy njerëzve nëse është e nevojshme, fitojmë para, mësojmë, fitojmë çmime Nobel, pastrojmë dritaret”, tha Novak gjatë fjalimit para se të votohej.
“Ne e dimë fuqinë e fjalëve, por mund të heshtim dhe të dëgjojmë nëse duhet, dhe të mbrojmë familjet tona”, tha 44-vjeçarja.
Më herët ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të saj, bashkëshortit dhe tre fëmijëve, duke thënë se “për mua do të thotë shumë që familja ime është këtu me mua”./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
38.8%
-
Jo
56.7%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thoma Gëllçi: USAID në epokën e Musk dhe Trump, a është kjo fundi i një epoke?
3 Shkurt, 09:35
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së
3 Janar, 14:02
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor 2024, 19:56
-
Hungaria mbyll mandatin 6-mujor të Presidencës së Bashkimit Europian, Veliaj: BE po rritet më e fortë
12 Dhjetor 2024, 16:06
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor 2024, 16:45
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor 2024, 16:43
-
Ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE
23 Nëntor 2024, 15:15
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor 2024, 11:41