Huqi del me shpirtin…

Huqi del me shpirtin…

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Kryetarja e LSI, Lulzim Basha

Nuk i ndahet shpirti nga pazari për votën. LSI dhe PD, kanë intensifikuar “takimet kokë më kokë” me njerëzit e mbetur, dhe ata që nuk votojnë prej 2 dekadash për opozitën. Duke premtuar gjela deti, thasë mielli, plehra kimike, vende pune, dhe deri viza pune për jashtë shtetit. Ata i janë kthyer avazit të vjetër.

Thonë se “huqi del me shpirtin”.Ndaj dhe çifti partive të pazareve elektorale, i janë kthyer mënyrës tjetër. “Aty ku nuk na votojnë, ta blejmë votën”. Kjo është motua e kësaj jave që ka intensifikuar jo vetëm propogandën, por edhe “aksionet” në terren. Arrestimet e fundit nga Policia e Shtetit në disa qytete të vendit, të aktivistëve të LSI apo Partisë Demokratike, kapja në flagrancë me video, para dhe dërgesa me ushqime, treguan qartë se, inatosja dhe kërcënimet e Likes ndaj kryeministrit dhe socialistëve, vjen nga shkaku i vetëm i humbjes së sigurtë.

Huqi del me shpirtin, dhe nuk ka më bukur se sa ti referohesh Monikës, Ilirit, Lulzimit dhe “pagatorëve” blu, që nuk po lenë lagje, dyqane, banesa dhe njeri pa kapur dhe “peshkuar”. Me blloqe parash në çanta dhe makina, me thasë mielli dhe qese me ushqime, me dengje me pleh kimik për të joshur ndonjë fermer të panikuar, ata po përpiqen të blejnë vota. Në aksionet policore, po dalin fakte skandaloze që lidhen me mesazhet dhe telefonatat e bëra ndaj qytetarëve, duke u premtuar nga thasë me ushqime dhe vende pune, dhe deri favore të tjera “pas fitores së pushtetit”. Regjistrimi më i fundit, në zyrën  e një  zv/funksionari të forumit rinor të opozitës, ofertat dhe veprimet banale që i panë dhe dëgjuan gjithë shqiptarët, treguan derexhenë ku është katandisur grupazhi i Lulit dhe Monës me kompani.

Huqi del me shpirtin thonë. Ashtu siç kanë 30 vjet që bëjnë me partitë, votat, pushtetin, paratë e zhvatura, ashtu siç kanë bërë dhe po bëjnë me premtimet pa doganë dhe deri tek blerja e votave, ashtu do të vazhdojnë të jenë edhe për 30 vite të tjera. Fenomeni “Sude, Xhaferri, Populli”, Vefa” më tepër se kurrë sot gjendet në programin dhe fjalorin elektoral të Lulit dhe Monikës. Njëherë të ndarë, dhe njëherë gjoja të “bashkuar”, ata po ecin dhe garojnë mes tyre, kush të blejë më shumë vota për të qenë pas 25 Prillit, me mandate deputeti në Parlament.

Nuk mbahet mënd kurrë, që dy “motrat opozitare” dy partitë çalamane që hiqen sikur janë bërë “aleate” sot, të kenë fituar pushtetin me vota popullore, veçse kur i kanë blerë apo vjedhur. Kjo fushatë kultivoi më tepër veset e vjetra të kësaj opozite, se sa shpalosi programet e arrnuara që ata u munduan t’ja paraqesin shqiptarëve si “shpëtim nga regjimi Rama”. Opozita e sotme, e personifikuar përmes njeriut me “kapuç”, pa asnjë alternativë progresiste për të ardhmen e vendit, nuk ka moral tu kërkojë shqiptarëve votën dhe pushtetin, për ti  rikthyer ata në kohët  e errëta të antishtetit. Ajo ka mbetur peng i “huqit” të vjetër, i pasionit të errët, ku pushtetin e sheh si mjetin e vetëm për tu pasuruar dhe jo ndërtuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 22/04/2021 09:28

    Dy nder fytyrat me te urryera te SHQIPETAREVE mona surrat kali e lulka, duke mos lene nga mbrapa like injoranti e kokemadhi e salqeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen