TIRANE- Duke filluar nga kjo e shtunë në të gjitha ambientet e mbyllura publike, institucione shtetërore, biznese private, bare dhe restorante nuk do të lejohet konsumi i duhanit. Por, një tjetër risi në ndryshimet e bëra këtë vit në ligj është se konsumi i duhanit nuk do të lejohet edhe në ambientet e përbashkëta siç janë shkallët e pallatit, apo institucionet si dhe në ashensorë. Po kështu, konsumi i duhanit nuk do të lejohet edhe në taksi. Nëse inspektorët sanitare, por edhe inspektorët e inspektoriateve të tjera do të konstatojnë raste të konsumimit të duhanit në këto ambiente kanë të drejtën e vendosje së gjobave.