Banka Qendrore Evropiane ka bërë me dije, se kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro kanë dalë sot në qarkullim.
Kartmonedhat kanë një veçori të re, atë të sigurisë së lartë në falsifikim.
Banka Qendrore Evropiane tha, se letrat e reja prej € 100 dhe 200 € tani kanë të njëjtën madhësi sa kartëmonedhat 50 euro, gjë që i bën ato praktike në përdorim.
Modelet e reja kanë kaluar provën e ujit, të lavatrices dhe hekurosjes duke treguar se në asnjërën prej rasteve nuk mund të dëmtohen. Kartmonedhat kanë një holografi speciale me simbolin e euros, që nën efektin e dritës ndryshon ngjyrën nga jeshile smeraldi në blu të thellë.