Nga sot, shqiptarët që hyjnë në Greqi, përveç certifikatës së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ të koronavirusit i cili duhet të jetë realizuar brenda 48 orëve të fundit.
Kjo pasi këtë diel hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura në Greqi në prag të festave, në një kohë kur varianti Omicron i COVID ka rritur ndjeshëm numrin e infeksioneve në vend.
Hyrja e këtyre masave në fuqi prek jo pak shqiptarët pasi kanë shumë lidhje me vendin fqinj, punojnë, kanë të afërm ku mund të kalojnë festat e fundvitit dhe jo vetëm dhe me rregullat e reja, shtohen kostot.
Varianti Omicron është përhapur masivisht tashmë në shumë vende në Europë, të cilat kanë rikthyer edhe izolimin, duke përmendur Austrinë, Holandën ndërsa në situatë kritike ndodhet edhe Gjermania.
Komente

