‘Na jep lekët’/ Tentojnë të grabisnin një banesë, autorët përleshen dhe dhunojnë pronarin në Shkodër

SHKODËR- Tre persona kanë tentuar grabitjen e një shtëpie në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër. Pas konflikteve fizike, ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë Agron Veseli, 62 vjeç.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të identifikuar si: Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Gjithashtu edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim është identifikuar si: F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër. 

Njoftimi i plotë:

Shkodër

Falë reagimit të shpejt të policisë arrestohet në flagrancë dy nga autorët e grabitjes. 

Nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës Posaçme Shqiponja të D. V. P. dhe FNSH në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi: 

Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, 

Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër,

Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër. 

Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuatruan në cilësinë e provës materiale. 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime