Hyn në fuqi ligji i ri për Lojrat e Fatit
në dhjetor distanca 100 m, ja taksat

Hyn në fuqi ligji i ri për Lojrat e Fatit<br />në dhjetor distanca 100 m, ja taksat
TIRANË - Kompanitë e lojërave të fatit duke nisur nga dje deri më 31 dhjetor 2016 duhet të marrin masat për ndryshimin e vendndodhjes. Ligji i ri për organizimin e lojërave të fatit tashmë ka hyrë në fuqi. Në të përcaktohet se 100 metër pranë institucioneve të besimeve fetare, të universiteteve dhe nga bankave nuk lejohen pika të lojërave të fatit.

Në përcaktimet e ligjit për lojërat e fatit janë vendosur dhe ndryshimet e tarifave që do të duhet të paguhen. Përsa i përket organizatorëve të lojës bingo, që zhvillohet për pjesëmarrës, brenda sallës, do të paguhet me një kuotë fikse çdo muaj, për çdo sallë, përkatësisht, 500 000 lekë për rrethet e kategorisë së parë, 400 000 lekë për rrethet e kategorisë së dytë dhe 300 000 lekë për rrethet e kategorisë së tretë.

Përsa i përket organizatorit të lojës bingo televizive, që nuk zhvillohet për pjesëmarrës brenda sallave, paguan tatim për lojërat e fatit 10 për qind mbi vëllimin e qarkullimit, të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave. Organizatori, për çdo lojë, duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë.

Për bastet sportive
Përsa i përket basteve sportive, do të ketë një tatim prej 25 për qind mbi fitimin nga loja. Megjithatë dhe kjo e kushtëzuar pasi në ligj saktësohet tatimi për jo më pak se: “për 1 deri në 99 NIPTE, dhjetë milionë lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari; b) për 100 deri në 149 NIPTE, dymbëdhjetë milionë lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari; c) mbi 150 NIPTE, katërmbëdhjetë milionë lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari.

Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë”. Përveç pagesave të shoqërisë, për çdo pikë basti, duhet të kryhen pagesat në tarifa fikse mujore që shkojnë nga 40 000 lekë; 30 000 dhe 20 000  lekë në bazë të kategorisë së rrethit.

Kazinotë elektronike
Përsa i përket organizimit të lojërave në kazino elektronike tatimi mujor shkon në 4 për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve. Por dhe këtu ka një kufi minimal. Për rrethet e kategorisë së parë tarifa është 400 000  lekë për çdo sallë dhe 100 000  lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari.

Për rrethet e kategorisë së dytë, 200 000  lekë për çdo sallë dhe 60 000 lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari; për rrethet e kategorisë së tretë, 100 000  lekë për çdo sallë dhe 40 000 lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari, për çdo makinë elektronike me më shumë se një pozicion (ruletë) organizatori paguan një kuotë fikse mujore prej një milion lekë dhe 300 000 lekë në muaj për çdo pozicion loje, pavarësisht nga rrethi ku ushtron veprimtarinë.

Lotaria Kombëtare
Për lojërat e fatit të kategorisë “Lotari Kombëtare”: Organizatori i lojërave, të përfshira në licencën për kategorinë “Lotari Kombëtare” paguan tatim për lojërat e fatit, 10 për qind mbi vëllimin e qarkullimit gjithsej. Për çdo lotari, organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë. Për rastet kur shuma në dispozicion të lojtarëve u shpërndahet fituesve, ajo mbartet në lotarinë pasardhëse, si shumë në dispozicion të lojtarëve.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave