Hyn në fuqi ligji për punëkërkuesit
“dembelë”, ja kush del nga skema
Çdo punëkërkues i cili do të refuzojë ofertën e punës qoftë edhe një herë do të humbasë statusin si i tillë. Tashmë ka hyrë në fuqi ligji “Për punëkërkuesit” i cili synon të nxjerrë nga skema punëkërkuesit që nuk duan të punojnë duke iu ofruar atyre mundësi për t’u kualifikuar profesionalisht për t’i bërë ata të aftë për të qenë pjesë aktive e tregut.
Çdo punëkërkues i cili do të refuzojë ofertën e punës qoftë edhe një herë do të humbasë statusin si i tillë. Tashmë ka hyrë në fuqi ligji “Për punëkërkuesit” i cili synon të nxjerrë nga skema punëkërkuesit që nuk duan të punojnë duke iu ofruar atyre mundësi për t’u kualifikuar profesionalisht për t’i bërë ata të aftë për të qenë pjesë aktive e tregut.
Në zyrat e punësimit aktualisht janë të regjistruar 152 mijë punëkërkues. Nga këta, 43 % janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe 5 % janë përfitues të pagesës së papunësisë.
Me anë të këtij ligji do të bëhet e mundur që të të identifikohen dhe të ndahen grupet e punëkërkuesve, të cilët janë vërtet të interesuar për t’u punësuar, dhe ata, që u intereson regjistrimi thjesht për të përfituar nga skema të ndryshme, siç është ndihma ekonomike apo edhe karta e shëndetit. Kjo është pjesë e nismës së qeverisë kundër informalitet.
Ligji parashikon edhe procesin e regjistrimit të punëkërkuesve të papunë. Për çdo person, i cili do të paraqitet në zyrën e punësimit për të kërkuar punë, zyra e punësimit do të bëjë verifikimet përkatëse në organet tatimore, nëse personi rezulton i punësuar apo i vetëpunësuar, dhe brenda një muaji kalenderik, nga data e paraqitjes, vendos për dhënien apo jo të statusit të punëkërkuesit të papunë.
Punëkërkuesi i regjistruar duhet të paraqitet çdo muaj në zyrën e punësimit, apo sa herë t’i kërkohet një gjë e tillë nga kjo zyrë. Punëkërkuesve, të cilët paraqiten në zyrën e punësimit për regjistrim, pas intervistimit dhe vlerësimit të karakteristikave profesionale dhe individuale të tyre, bazuar në gjendjen e vendeve të lira që disponohen, u ofrohen oferta pune të përshtatshme. /MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45