Hyn në fuqi vendimi/ Dalin hartat ku do të rindërtohet në Thumanë, Shijak dhe Laç pas tërmetit tragjik

TIRANE-Në pritje të zhvillimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel në 17 Shkurt, qeveria shqiptare po vijon përgatitjet për rindërtimin. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar hartat me tre zonat e reja ku do të rindërtohen banesat e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, Shijaku, Laçi dhe njësia administrative e Thumanës. 

Në vendimin e qeverisë që ka hyrë në fuqi specifikohet që Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të jetë njësia zbatuese për rindërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike në Shijak dhe në Thumanë, ndërsa për Laçin do të jetë Enti Kombëtar i Banesave, pasi 500 banesat do të ndërtohen nga qeveria turke.

Qeveria ka planifikuar ndërtimin e lagjeve të reja edhe në Durrës dhe në Tiranë për të strehuar qytetarët që mbetën jashtë nga tërmeti. Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se fatura e dëmeve nga tërmeti është 1 miliard euro, shpresa nuk është vetëm te Konferenca e Donatorëve, por edhe te masat që do të merren më pas. Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona.

Brenda vijes se kuqe zona ku do te ndertohen banesat ne zonen e Thumanes ne Kruje

Brenda vijes se kuqe zona qe do te ndertohen 500 banesat ne Laç nga qeveria turke


Zona ku do te ndertohet ne Shijak

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën