Vendimi i Qeverisë për sigurimin e jetës së ushtarakëve, të cilët dërgohen me misione ushtarake jashtë vendit është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Refruar vendimit të Këshillit të ministrave, marrë më 9 mars, urdhërohet Ministria e Mbrojtjes dhe shoqëria e sigurimeve INSIG, që të bëjnë sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit, për vitin 2016.
“Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar për vitin 2016”, thuhet në vendim, që hyn në fuqi menjëherë.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com