'Hyn shiu brenda!' Me dy vajza të sëmura, prej 2 muajsh familja nga Fushë-Kruja në çadër verore

Prej më shumë se 2 muajsh pas tërmetit të 26 nëntorit, familja Cacurri, me dy vajza me probleme të shëndetit mendor dhe dy pleq, vijon të qëndrojë në çadër verore. Familja, e cila duhet të ishte prioritet për qeverinë për strehimin e saj pas tërmetit, ende nuk ka asnjë mbështetje. Kryefamiljari Pasha Cacurri tha se është e pamundur për të qëndruar në këtë çadër verore, pasi i gjithë shiu hyn brenda. Situata për të bëhet edhe më e vështirë me dy vajza që kërkojnë një trajtim të veçantë.

"Gjendja ime është katastrofike, i bëj thirrje shtetit të vejë dorë të ndihmojë jam hallexhi. Vajzat i kam me probleme, 2 i kam me probleme mendore dhe vetë jam siç e sheh vetë. Unë jetoj në çadër sepse banesa është e pabanueshme. Çadrës i kam vënë plastmasë sipër sepse futet shiu", tha kryefamiljari Pashk Cacurri.

E zonja e shtëpisë Marte Cacurri kërkon ndihmë nga qeveria t'i ndërtojë shtëpinë, pasi vetë nuk ka mundësi dhe të mos qëndrojë më në çadrën verore.

"Tërmeti më dëmtoi shumë shtëpinë dhe jemi të frikësuar, tani unë jam shumë keq. Kam 2 fëmijë invalidë marr nga 100 mijë lekë pension dhe 50 mijë lekë përkrahje, çfarë të bëj t'i marr ilaçe, të hamë bukë. Ndaj i lutem shtetit të më bëjë shtëpinë sepse unë jam në një çadër verore", tha Marte Cacurri

Pas tërmetit shumë familje vijojnë të qëndrojnë në çadra pasi nuk mund të largohen nga fshati për shkak se nuk kanë ku të lënë bagëtinë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?