Samil El Koudri, me origjinë marokene dhe i lindur në Bergamo të Italisë është personi që, me makinën e tij, përplasi turmën në qendër të Modenës pasditen e së shtunës.
Ai u përpoq të largohej dhe u ndoq e u neutralizua nga një grup kalimtarësh. Njëri prej tyre, Luca Signorelli, u godit me thikë nga El Koudri, por më pas arriti ta ndalonte.
Në pamjet e filmuara nga një kalimtar, autori shihet i shtrirë në tokë, i plagosur, ndërsa disa burra e neutralizojnë në pritje të ndërhyrjes së forcave të rendit.
Lajmi kryesor:
Terror në Modena, makina me 100 km/h hyn përmes turmës, 8 të plagosur! Autori ndalohet nga kalimtarët, mbante thikë në dorë








