Në La Liga Marc Giui shkruajti historinë me Barcelonën, duke u bërë futbollisti më i ri i cili debuton me gol në shekullin e XXI. 17-vjeçari realizoi golin e vetëm të sfidës kundër Athletic Bilbao pavarësisht se hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 79. Sulmuesit iu deshën vetëm pak sekonda për të vulosur fitoren.
Me këtë fitore Barcelona u ngjit në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë, 1 më pak se Real dhe Atletico Madrid që ndajnë vendin e parë.
Komento